Nis shfrytëzimi i minierës së bakrit nga Amerika në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87396-nis_shfrytëzimi_i_minierës_së_bakrit_nga_amerika_në_afganistan
Provinca Sarepol e Afganistanit, njoftoi nisjen e punimeve të një kompanie amerikane për shfrytëzimin e minierës së bakrit në këtë provincë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Nis shfrytëzimi i minierës së bakrit nga Amerika në Afganistan

Provinca Sarepol e Afganistanit, njoftoi nisjen e punimeve të një kompanie amerikane për shfrytëzimin e minierës së bakrit në këtë provincë.

Abdul’kader Ashena, prefekti i provincës Sarepol ka thënë se pas nënshkrimit të kontratës me një kompani amerikane për shfrytëzimin e minierës së bakrit në rajonin Belkhab, puna për nxjerrjen e këtij minerali do të përshpejtohet. Narges Nahan ministër i minierave në Afganistan vitin e kaluar gjatë vizitës në Amerikë ka nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e minierave të arit dhe bakrit nga amerikan ë provincën Badekhshan dhe Sarepol. Ky veprim i ministrit të minierave ka ngjallur reagimin negativ të popullit dhe parlamentit afgan. Instituti për mbrojtjen e transparencës në Afganistan ka paralajmëruar se amerikanët po mundohen të zotërojnë shfrytëzimin e minierave në Afganistan. Minierat e bakrit në Afganistan përllogariten mbi 100 milion ton me një vlerë prej mbi 3 trilion dollarë.