Shpërthim i një autobombe në jug të Damaskut
Prill 24, 2019 16:30 Europe/Tirane
Shpërthimi i një autobombe në rajonin Nehr Ejsha në jug të qytetit Damask, ka tronditur kryeqytetin e Sirisë.
Burimet informative nga Siria kanë njoftuar se në shpërthimin e ditës së mërkurë që ndodhi në rajonin Nehr Ejsha të Damaskut, është vrarë të paktën një persona dhe janë plagosur 2 të tjerë.
Burimet informative siriane gjithashtu njoftuar se si pasojë e një shpërthimi tjetër që ndodhi sot në perëndim të provincës Idlib, në një zyrë të grupit terrorist Fronti Nusra, janë vrarë të paktën 12 persona dhe janë plagosur rreth 30 të tjerë.