Forcat saudite ofensivë të gjerë në Katif
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87477-forcat_saudite_ofensivë_të_gjerë_në_katif
Njëkohësisht me publikimin e lajmit për ekzekutimin e 37 pjesëtarëve opozitarë të regjimit Al Saud, qyteti Katif është përfshirë nga një prani e gjerë forcave të sigurisë së Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2019 12:35 Europe/Tirane
  • Forcat saudite ofensivë të gjerë në Katif

Njëkohësisht me publikimin e lajmit për ekzekutimin e 37 pjesëtarëve opozitarë të regjimit Al Saud, qyteti Katif është përfshirë nga një prani e gjerë forcave të sigurisë së Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se 32 persona nga këtë të ekzekutuar kanë qenë myslimanë shiitë dhe banorë të provincës Al-Sharkija të Arabisë Saudite dhe si pasojë forcat saudite të sigurisë kanë vendosur një prani të madhe të tyre në qytetin Katif.

Gazeta amerikane "New York Times" në një raport të saj ka shkruar se prania e një numri kaq të madh të forcave të sigurisë është bërë nga frika e shpërthimit të protestave dhe trazirave të myslimanëve shiitë në qytetin Katif.

Nga ana tjetër lëvizje "AL-Harak Al-Sha'bi" në provincën Al-Sharkija të Arabisë Saudite, ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar për vazhdimin e protestave kundër shkeljes së gjerë të të drejtave të myslimanëve shiitë në Arabinë Saudite.