Xhihadi Islamik: Rezistenca është gati të përballet me çdo skenar
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Fronti i Xhihadit Islamik palestinez, është shprehur se rezistenca është gati të përballet me çdo lloj skenari.
Ziad Nakhale gjatë takimit me sheik Maher Hamud kryetar i unionit botëror të ulemave të rezistencës në Liban, tha se rezistenca palestineze është në gjendje gatishmërie që të përballet me çdo skenar të mundshëm. Në këtë takim palët diskutuan situatën më të fundit në rajon dhe çështjen palestineze në veçanti. Gjithashtu është theksuar e rezistenca do të përdorë të gjitha metodat e saj për t’i dhënë fund pushtimit të Palestinës dhe të gjitha territoreve arabe. Nahale dhe sheik Hamud theksuan rëndësinë e mbrojtjes së çështjes palestineze përballë komploteve të rrezikshme të Amerikës siç është plani i ashtuquajtur “ Akordi i Shekullit”.