Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmojnë provincën Haxhe të Jemenit
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar disa rajone në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Haxhe, janë bombarduar disa rajone, por më së shumti rajon Harad ku janë shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet civile.
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite edhe ditën e hënë kanë sulmuar rajonin Bakum në provincën Sa'de në veri të Jemenit.
Ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në anën tjetër kanë arritur të neutralizojnë një përpjekjeve të mercenarëve sauditë që tentuan të sulmojnë nga rajoni Al-Suh në Nexhran të Arabisë Saudite dhe kanë vrarë me dhjetëra agresor.