Krimet e ISIS nuk kanë të fund! Vazhdon shitja e grave
Takfiristët edhe gjatë arratisjes nuk po heqin dorë nga krimet çnjerëzore dhe po marrin me vete grat dhe vajzat e rrëmbyera të komunitetit Izedi që t'i shesin në vende të ndryshme.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se terroristët e grupit takfirist ISIS që janë arratisur nëpër rajone të ndryshme, kanë transferuar në rajone të ndryshme edhe një numër të madh të grave dhe vajzave Izedi të rrëmbyera më parë dhe po i ofrojnë për shitje në tregjet e tyre brenda në Siri.
Ali Al-Khan Suri, aktivist i komunitetit Izedi, në lidhje me këtë ka thënë: "Terroristët e arratisur të ISIS kanë marrë me vete një numë të madh të grave, vajzave dhe fëmijëve të rrëmbyer nga komuniteti Izedi dhe i kanë transferuar ato në rajone të ndryshme të Alepos dhe provincës Idlib".
Ky aktivist i komunitetit Izedi duke vë në dukje bashkimin e terroristëve të ISIS me grupet e tjera terroriste në Idlib, deklaroi: "Këta terroristë i janë bashkuar grupeve terroriste të tjera si Fronti Nusra, Ahrare Sharkija dhe Ahrar Sham, por edhe në grupin e ashtuquajtur "UÇS". Këta terroristë të arratisur të ISIS që shumica e tyre janë irakianë, kanë marrë me vete gratë, vajzat dhe fëmijët e rrëmbyer të komunitetit Izedi që tani po i ofrojnë ato për t'i shitur në tregje".