ISIS dështon në përpjekjet për tu kthyer në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87731-isis_dështon_në_përpjekjet_për_tu_kthyer_në_irak
Forcat irakiane kanë neutralizuar përpjekjet e ISIS për tu riarmatosur në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 04, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • ISIS dështon në përpjekjet për tu kthyer në Irak

Forcat irakiane kanë neutralizuar përpjekjet e ISIS për tu riarmatosur në Irak.

Abu Ali Saberi kreu i shërbimit informativ dhe të sigurisë së brendshme në Irak në një intervistë për agjencinë Sabah ka thënë: Forcat irakiane pas disa muajsh inspektime kanë neutralizuar aktivitet e grupit terrorist ISIS për tu riarmatosur në Irak dhe për të prishur sigurinë në provincën Ninva. Në këto operacione janë vrarë dhe arrestuar disa terroristë të ISIS. Saberi gjithashtu tha se forcat e sigurimit kanë arrestuar edhe Kameni Vahid një prej komandantëve të grupit terrorist ISIS i cili është përgjegjës për shumë vrasje në Mosul dhe Telfar. Më herët grupi politik Sadekun në Irak ka njoftuar se avionët amerikane po krijojnë një zonë të sigurt për  grupin terrorist ISIS në kufirin mes Irakut dhe Sirisë. Ndërsa gazeta libaneze Al-Akhbar ka njoftuar se kompania Blackwater në bazën e saj Ein Asad në provincën Anbar është duke trajnuar pjesëtarët e grupit terrorist ISIS.