Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87814-talibanët_vrasin_tetë_pjesëtarë_të_forcave_afgane_të_sigurisë
Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2019 10:45 Europe/Tirane
  • Talibanët vrasin tetë pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë

Luftëtarët talibanë sulmuan postblloqet e sigurisë në provincën Takhar të Afganistanit, duke vrarë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Shefi i këshillit të provincës, Wafiullah Rahmani, tha se tre ushtarë dhe pesë policë janë vrarë në sulmet në qarkun Khuaja Bahaudin.

Përgjegjësinë për sulmet e morën talibanët.

Ata po i sulmojnë gati çdo ditë forcat afgane të sigurisë, edhe pse përfaqësuesit e tyre politikë po marrin pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Palët aktualisht po bisedojnë se kur do të largohen forcat e huaja nga Afganistani.

Përpara arritjes së ndonjë marrëveshjeje, Uashingtoni kërkon nga militantët të ofrojnë garanci për armëpushim dhe të angazhohen në dialog me Qeverinë e Kabulit.

Talibanët kanë thënë se nuk do t'i bëjnë këta hapa derisa Shtetet e Bashkuara nuk shpallin planin për tërheqje.