Vriten 20 mercenarë sauditë në rajonin Al Xhuf të Jemenit 
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87817-vriten_20_mercenarë_sauditë_në_rajonin_al_xhuf_të_jemenit
Forcat e ushtrisë dhe ato popullore të lëvizjes Ansarullah në Jemen, ditën e martë kanë vrarë 20 mercenarë sauditë në provincën Al Xhuf.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2019 15:13 Europe/Tirane
  • Vriten 20 mercenarë sauditë në rajonin Al Xhuf të Jemenit 

Forcat e ushtrisë dhe ato popullore të lëvizjes Ansarullah në Jemen, ditën e martë kanë vrarë 20 mercenarë sauditë në provincën Al Xhuf.

Lajmi bëhet i ditur nga kanali Masira e Jemenit sipas të cilit një raketë e lëshuar nga ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit të varur nga lëvizja Ansarullah, ka goditur një bazë të mercenarëve të koalicionit arab të kryesuar nga Arabia Saudite. Kanali Masira duke cituar burime të ushtrisë së Jemenit thotë se raketa ka goditur saktësisht objektivin e saj dhe për pasojë janë vrarë 20 mercenarë agresorë dhe janë plagosur 100 të tjerë. Forcat jemenase dhe komitetet popullore të varur nga lëvizja Ansarullah, ditën e hënë gjithashtu kanë sulmuar një vendstrehim të mercenarëve dhe personave të armatosur përkrahës të presidentit të dorëhequr të Jemenit.