Xhihadi islamik paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87877-xhihadi_islamik_paralajmëron_regjimin_sionist
Një prej komandantëve të lartë të Xhihadit Islamik ka paralajmëruar se rezistenca në luftën e ardhshme me regjimin sionist do të përdorë taktika dhe metoda të reja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Xhihadi islamik paralajmëron regjimin sionist

Një prej komandantëve të lartë të Xhihadit Islamik ka paralajmëruar se rezistenca në luftën e ardhshme me regjimin sionist do të përdorë taktika dhe metoda të reja.

Xhamil Alian vuri në dukje se grupet e rezistencës kanë potenciale të shumta për të parandaluar qëllimet ekspansioniste të regjimit sionist. Me këtë rast ai kërkoi nga Bashkësia Ndërkombëtare të përpiqet për ruajtjen e të drejtave të popullit palestinez sidomos atij në Rripin e Gazës. Xhamil Alian gjithashtu vuri në dukje se regjimi sionist gjithmonë është oportunist dhe tha se nuk mund t’i besohet një marrëveshjeje me këtë regjim. Vlen të theksohet se në sulmet e fundit të regjimit sionist kundër rripit të Gazës 31 palestinezë janë martirizuar dhe 177 të tjerë janë plagosur.