ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimin terrorist në Bagdad
May 10, 2019 11:02 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS me anë të një deklarate të publikuar për media, ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e shpërthimit terrorist në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se një sulmues kamikaz të enjten në mbrëmje ka shpërthyer rripin me eksploziv në afërsi të një tregu lokal në zonën Xhamila të Bagdadit.
Sipas autoriteteve irakiane, si pasojë e këtij shpërthimi terrorist janë vrarë 8 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.
Tags