Pesë gra dhe një plak vdiqën nga uria në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87887-pesë_gra_dhe_një_plak_vdiqën_nga_uria_në_jemen
Autoritetet jemenase në provincën Al-Hudejda kanë bërë të ditur se si pasojë e urisë dhe mungesës së medikamenteve, pesë gra dhe një burrë i moshuar kanë vdekur në këtë provincë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 10, 2019 16:00 Europe/Tirane
  • Pesë gra dhe një plak vdiqën nga uria në Jemen

Autoritetet jemenase në provincën Al-Hudejda kanë bërë të ditur se si pasojë e urisë dhe mungesës së medikamenteve, pesë gra dhe një burrë i moshuar kanë vdekur në këtë provincë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pavarësisht marrëveshjes për armëpushim që u nënshkruar vitin e kaluar mes delegacionit të Riadit dhe delegacionit të Jemenit në Stokhol të Suedisë, armëpushim që ishte posaçërisht për provincën Al-Hudejdah të Jemenit, mirëpo banorët në këtë provincë akoma po vuajnë nga uria dhe mungesa e medikamenteve.  

Agjencia e lajmeve SABA ka njoftuar se në 24 orët e kaluara në qytetit Al-Derejhemi në provincën Al-Hudejdah, pesë gra dhe një burrë i moshuar kanë vdekur për shkak të urisë dhe mungesës së medikamenteve.

Sipas këtij burimi, forcat e koalicionit të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë sulmuar me 18 predha zonat periferike të qytetit Al-Derejhemi.

Burimet jemenase gjithashtu kanë njoftuar se edhe në rajonin Al-Feres në qytetin Al-Tahita si pasojë e sulmeve forcave të koalicionit saudit është vrarë një grua e moshuar dhe është plagosur një vajzë e vogël.