Talebanët sulmojnë një bazë ushtarake, vrasin 14 ushtarë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i87915-talebanët_sulmojnë_një_bazë_ushtarake_vrasin_14_ushtarë
Burimet informative lokale në Afganistan kanë njoftuar për luftime të përgjakshme mes forcave të grupit Taleban dhe forcave të ushtrisë së Afganistani në provincën Baghis.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 11, 2019 14:13 Europe/Tirane
  • Talebanët sulmojnë një bazë ushtarake, vrasin 14 ushtarë

Burimet informative lokale në Afganistan kanë njoftuar për luftime të përgjakshme mes forcave të grupit Taleban dhe forcave të ushtrisë së Afganistani në provincën Baghis.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, sulmi i forcave të grupit Taleban kundër një postblloku të ushtrisë së Afganistanit në rajonin Akaziha të qytetit Balamorghab i cili ka zgjatur disa orë, janë vrarë 14 ushtarë të ushtrisë së Afganistanit.

Xhamshid Shahbi, zëdhënësi i pushtetit lokal në provincën Baghdis, duke konfirmuar këtë lajm, ka thënë se në këtë sulm janë plagosur edhe dhjetë ushtarë të ushtrisë së Afganistanit.

Ai shtoi: Në këto luftime humbje kanë pësuar edhe forcat e grupit Taleban, mirëpo nuk dihen statistikat e sakta të humbjeve të tyre.

Xhamshid Shahbi bërë të ditur se autoritetet kanë dërguar më shumë forca në rajonin Balamorghab dhe autoritetet po marrin masa më serioze për këtë ngjarje.