Ushtria siriane çliron dy fshatra në jug të provincës Idlib
Ushtria e Sirisë ka çliruar dy fshatra në jug të provincës Idlib në veri të Sirisë nga pushtimi i terroristëve.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se avionët luftarak të ushtrisë së Sirisë gjithashtu kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër terroristëve të vendosur në Idlib dhe kanë bombarduar depot e armëve, artilerinë dhe postblloqet e terroristëve në këtë provincë.
Luftimet e ushtrisë së Sirisë me terroristët në fshatin Arima dhe Mejda Ghazal në jug të Idlibit po vazhdojnë akoma.
Ushtria e Sirisë të premten me anë të një deklarate, ka deklaruar se lëvizjet e terroristëve në provincën Idlib dhe në rajonet rreth saj po vëzhgon me vëmendje dhe do t’i përgjigjet ashpër atyre.
Provinca Idlib është bastioni i fundit i terroristëve në Siri.