“Qyteza Trump” në lartësitë e Golanit të pushtuar
(last modified Sun, 12 May 2019 12:00:42 GMT )
May 12, 2019 14:00 Europe/Tirane
  • “Qyteza Trump” në lartësitë e Golanit të pushtuar

Kryeministri i regjimit sionist ka deklaruar se qeveria e këtij regjimi ka ndërmend që të ndërtojë një fshatë në lartësitë e Golanit të pushtuar me emrin e presidentit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se kjo lëvizje e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, bëhet për të falënderuar Donald Trump, presidentin e Amerikës, i cili në fund të muajit mars në mënyrë zyrtare njohu sovranitetin e regjimit sionist mbi lartësitë e Golanit të pushtuar.

Ky veprim ka ngjalluar shumë protesta dhe kritika të gjera në arenën ndërkombëtare.

Netanjahu në mbledhjen e qeverisë së tij ka thënë: “Kam premtuar se do ta ndërtojë një koloni me emrin e Trump”. Në këtë mënyrë deklaroi se ekziston mundësi që ky projekt të ndërtohet në lartësitë e Golanit”.

Lartësitë e Golanit të Sirisë janë pushtuar nga regjimi sionist në luftën gjashtë ditore të vitit 1967 me arabët.

Tags