Avionët luftarakë saudit bombardojnë vendbanimet civile në kryeqytetin e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88029-avionët_luftarakë_saudit_bombardojnë_vendbanimet_civile_në_kryeqytetin_e_jemenit
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite përsëri kanë bombarduar vendbanimet civile në Sana, kryeqytetin e Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2019 10:58 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë saudit bombardojnë vendbanimet civile në kryeqytetin e Jemenit

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite përsëri kanë bombarduar vendbanimet civile në Sana, kryeqytetin e Jemenit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të enjten kanë bombarduar disa objekte të vendbanimeve civile në Sana ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë disa civilë jemenas.

Njëkohësisht me patrullimin e avionëve luftarakë saudit, janë dëgjuar edhe shumë shpërthime të mëdha në Sana. Avionët luftarakë sauditë disa herë kanë sulmuar bazat Al-Sam’a dhe Al-Farixha në qytetin Arhab të Jemenit.

Në kundërpërgjigje të sulmeve agresore të koalicionit të Arabisë Saudite, Muhamed Abdusalam, zëdhënësi delegacionit kombëtar të Jemenit, ka theksuar: “Ushtria dhe forcave e rezistencës popullore të Jemenit do të vazhdojnë sulmet e tyre kundër objekteve të infrastrukturës ekonomike të Arabisë Saudite, për arsye se sulmet me drone të ushtrisë së Jemenit konsiderohet faktor i përshtatshëm kundër agresionit të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabe ndaj Jemenit”.

Burimet ushtarake të Jemenit të martën në mëngjes kanë deklaruar se në reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj vendbanimeve civile të Jemenit, me shtatë dronë kanë sulmuar objektet jetike të Arabisë Saudite në transferimin e naftës.