ISIS kryen sulme me autobomba në qytetin Manbixh të Sirisë
May 17, 2019 08:49 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit vetëvrasës me autobombë në qytetin Manbixh në veri të provincës Alepo.
Një sulmues vetëvrasës goditi një shtab të policisë në Manbixh të enjten, duke vrarë një polic dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Nga ana tjetër, ushtria dhe forcat e rezistencës popullore të Sirisë kanë çliruar fshatin Al-Huvejz në veriperëndim të provincës Hamah nga pushtimi i terroristëve. ushtria dhe forcat e rezistencës së Sirisë në vazhdim të luftës kundër grupit terrorist Tahrir Sham dhe terroristëve të tjerë, kanë çliruar tërësisht fshatin Al-Huvejz në veri të aeroportit bujqësor Al-Shari’a.
Tags