Kriza e përkeqësuar e Jemenit, mashtrimi dhe dobësia e Arabisë Saudite
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite përsëri kanë bombarduar vendbanimet civile në Sana, kryeqytetin e Jemenit.
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të enjten kanë bombarduar disa objekte të vendbanimeve civile në Sana ku si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë disa civilë jemenas. Njëkohësisht me patrullimin e avionëve luftarakë saudit, janë dëgjuar edhe shumë shpërthime të mëdha në Sana. Avionët luftarakë sauditë disa herë kanë sulmuar bazat Al-Sam’a dhe Al-Farixha në qytetin Arhab të Jemenit. Në kundërpërgjigje të sulmeve agresore të koalicionit të Arabisë Saudite, Muhamed Abdusalam, zëdhënësi delegacionit kombëtar të Jemenit, ka theksuar: “Ushtria dhe forcave e rezistencës popullore të Jemenit do të vazhdojnë sulmet e tyre kundër objekteve të infrastrukturës ekonomike të Arabisë Saudite, për arsye se sulmet me drone të ushtrisë së Jemenit konsiderohet faktor i përshtatshëm kundër agresionit të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabe ndaj Jemenit”. Burimet ushtarake të Jemenit kanë deklaruar se në reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ndaj vendbanimeve civile të Jemenit, me shtatë dronë kanë sulmuar objektet jetike të Arabisë Saudite në transferimin e naftës. Kurse, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka thënë se sulmi ndaj stacionit të pompimit të naftës në Arabinë Saudite në afërsi të rajoni Janbe ishte reagim ndaj krimeve të koalicionit saudit kundër Jemenit. Jahja Sari zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit në këtë deklaratë ka thënë se në rast se koalicioni saudit vazhdon me krimet e tij në Jemen, ushtria e Jemenit do të vazhdojë sulmet në brendësi të Arabisë Saudite dhe shtoi se ushtria me të gjitha mundësitë e saj do të pengojë vazhdimin e sulmeve të sauditëve dhe përveç qendrave ushtarake do të sulmojë edhe qendrat e rëndësishme dhe strategjike të armikut. Uushtria e Jemenit me anë të dronëve ka sulmuar stacionin e pompimit të naftës në afërsi të rajonit Janbe. Stacioni është i vlefshëm për pompimin e 3 milion fuçi naftë në ditë. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara thonë se ka nisur tërheqja e forcave jemenase nga tri portet në Detin e Kuq në perëndim të vendit. Tërheqja e tyre, që është mundësuar pas arritjes së një marrëveshjeje për paqe, sipas OKB-së po shkon sipas planit. OKB-ja po monitoron tërheqjen e forcave jemenase nga ndërtesat e porteve në Saleedf dhe Ras Isa, të cilat i kanë pasur nën kontroll që prej vitit 2014. Monitoruesit e OKB-së do të raportojnë për tërheqjen e forcave jemenase më 15 maj para Këshillit të Sigurimit. “Të tri portet janë monitoruar nga ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe teksa forcat ushtarake u larguan që aty, Rojet Bregdetare morën përgjegjësinë për sigurinë”, thuhet në njoftimin e OKB-së. Ky njoftim i OKB-së vjen një ditë pasi mercenarët sauditë që mbështesin ish-presidentin e vetë-dorëhequr Abdrurabe Mansur Hadi akuzuan se forcat jemenase po gënjejnë se do të tërhiqen nga portet. OKB-ja kishte njoftuar më 10 maj se forcat jemenase janë pajtuar që në mënyrë të njëanshme të tërheqin trupat e tyre nga tri portet në Detin e Kuq. Kjo tërheqje e trupave është planifikuar që të zgjasë për katër ditë.