Mbrojtja ajrore e Sirisë ka rrëzuar një dron izraelit
May 18, 2019 03:45 Europe/Tirane
Burime siriane të mediave kanë njoftuar për zbulimin e disa pjesëve të një droni izraelit në periferi të kryeqytetit sirian. Burimet siriane thanë se objektet e zbuluara në jugperëndim të Damaskut janë pjesë e një droni izraelit.
Këto burime thonë se droni ka hyrë në Siri nga pjesa e lartësive të Golanit të pushtuar. Droni izraelit u rrëzua nga forcat ajrore siriane. Mbrëmë burime informative kanë njoftuar për shpërthime në perëndim të Damaskut.
Tags