Shtetet e Bashkuara detyrohen t'i kërkojnë falje Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88097-shtetet_e_bashkuara_detyrohen_t'i_kërkojnë_falje_irakut
Joey Hood, i ngarkuari me punë i SHBA në Bagdad, të shtunën me praninë e tij në bazën e komandës federale të policisë irakiane, si përfaqësues i administratës amerikane, i ka kërkuar falje irakianëve për shkak të sulmit me helikopterë amerikanë ndaj pozicioneve të policisë irakiane në rajonin Al Rijad, në provincën Kirkuk, në veri të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 19, 2019 04:23 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara detyrohen t'i kërkojnë falje Irakut

Joey Hood, i ngarkuari me punë i SHBA në Bagdad, të shtunën me praninë e tij në bazën e komandës federale të policisë irakiane, si përfaqësues i administratës amerikane, i ka kërkuar falje irakianëve për shkak të sulmit me helikopterë amerikanë ndaj pozicioneve të policisë irakiane në rajonin Al Rijad, në provincën Kirkuk, në veri të këtij vendi.

Analistët irakianë vlerësojnë presionin e gjerë të opinionit publik dhe protestën e grupeve dhe partive irakiane si një arsye që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë falje për këtë sulm. Helikopterët e ushtrisë amerikane vunë në shënjestër policinë irakiane më 24 prill në zonën Al Rijad, në provincën Kirkuk, në veri të Irakut. Në këtë sulm, një polic irakian u vra dhe dy të tjerë u plagosën.