Sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Bagdad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88127-sulm_raketor_pranë_ambasadës_amerikane_në_bagdad
Burimet e mediave raportojnë për një sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Bagdad (kryeqytet i Irakut).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 20, 2019 04:28 Europe/Tirane
  • Sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Burimet e mediave raportojnë për një sulm raketor pranë ambasadës amerikane në Bagdad (kryeqytet i Irakut).

Ministria e brendshme e Irakut konfirmoi për goditje me një raketë të tipit Kaqusha në Zonën e Gjelbër afër ambasadës së SHBA në Bagdad. Po ashtu edhe ushtria irakiane ka njoftuar për këtë shpërthim në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, që nuk ka shkaktuar dëme. Forcat irakiane të sigurisë bllokuan zonën pas shpërthimit  dhe filluan operacionet e kërkimit dhe inspektimit. Njëkohësisht me këtë shpërthim, janë dëgjuar alarme rreziku në disa pika të Zonës së Gjelbër dhe helikopterë ushtarakë kanë fluturuar mbi këtë zonë.