Kapja e disa bazave ushtarake saudite nga forcat e Jemenit
Një burim ushtarak jemenas tha të dielën se ushtria jemenase dhe komitetet popullore kanë kapur disa baza ushtarake në zonën kufitare në Asirje.
Forcat e Jemenit gjithashtu kanë marrë nën kontroll 70 për qind të qytetit Ka'atbe në provincën Al Dila në jug të Jemenit, që më parë kontrollohej nga mercenarët sauditë. Raketat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit edhe një herë kanë qëlluar pozicionet ushtarake saudite në zonën al-Arbuha në provincën Asir, në jug të Arabisë Saudite. Në këtë sulm me raketa, dhjetëra trupa saudite u vranë dhe u plagosën. Lufta e Arabisë Saudite dhe e aleatë të saj në Jemen ka vrarë më shumë se 16,000 njerëz, ka plagosur dhjetëra mijëra të tjerë dhe ka zhvendosur miliona jemenas.