Skenari i ri i Amerikës për të sulmuar me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88173-skenari_i_ri_i_amerikës_për_të_sulmuar_me_sirinë
Departamenti Amerikan i Shtetit të martën me anë të një deklarate, përsëri ka akuzuar qeverinë legjitime të Sirisë për përdorimin e armëve kimike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 22, 2019 09:47 Europe/Tirane
  • Skenari i ri i Amerikës për të sulmuar me Sirinë

Departamenti Amerikan i Shtetit të martën me anë të një deklarate, përsëri ka akuzuar qeverinë legjitime të Sirisë për përdorimin e armëve kimike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit pretendoi se qeveria e Sirisë më 19 maj në provincën Latakia në veriperëndim të Sirisë, ka përdorur armë kimike.

Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdim kërcënoi se Uashingtoni dhe aleatet e tij do të përgjigjet shpejtë dhe në mënyrë adekuate kundër çfarëdo lloj përdorimi të armëve kimike nga ana e qeverisë së Damaskut.

Këto pretendime të Amerikës bëhen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Amerikës të dielën në mbrëmje ka deklaruar se përdorimi i armëve kimike është në kundërshtim me zotimet morale dhe ndërkombëtare të këtij vendi dhe theksoi se Siria nuk posedon armë kimike.

Lajmet false në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Damaskut gjithnjë janë përdorur si pretekst për ndërhyrjen dhe sulmet ushtarake të Amerikës dhe aleateve të saj në territorin e Sirisë për të bombarduar objektet e infrastrukturës ushtarake dhe ekonomike të këtij vendi.