Vriten disa qytetarë jemenas në sulmin e koalicionit saudit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88229-vriten_disa_qytetarë_jemenas_në_sulmin_e_koalicionit_saudit_në_jemen
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit tha se të paktën shtatë qytetarë jemenas u vranë në një sulm të koalicionit agresor saudit në pjesën veriore të provincës Hudejda në perëndim të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 24, 2019 16:29 Europe/Tirane
  • Vriten disa qytetarë jemenas në sulmin e koalicionit saudit në Jemen

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit tha se të paktën shtatë qytetarë jemenas u vranë në një sulm të koalicionit agresor saudit në pjesën veriore të provincës Hudejda në perëndim të Jemenit.

Jahja Sari, ka thënë se këto sulme dëshmojnë për shkeljen e marrëveshjes së arritur në Suedi dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të paqes duhet t'i dënojnë këto sulme ndaj qytetarëve të pafajshëm jemenas. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.