Letra drejtuar Guterres mbi vrasjen e fëmijëve nga regjimi Al Saud
Organet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB Antonio Guterres të cilit i kanë kërkuar që në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve të fusë Arabinë Saudite/
Së shpejti Antonio Guterres do të publikojë listën e OKB të shkelësve të të drejtave të fëmijëve në vendet e luftës dhe për këtë disa organe ndërkombëtare mbrojtëse të të drejtave të fëmijëve i kanë kërkuar sekretarit të OKB që të fusë Arabinë Saudite në këtë listë për shkak të shkeljes së të drejtave të fëmijëve në luftën në Jemen. Organizata ndërkombëtare HRË së bashku me 20 organizata të tjera kanë përpiluar këtë letër ku thuhet se në të paktën 19 sulme të drejtpërdrejta Arabia Saudite ka goditur shkollat në Jemen. Në vitin 2018 Antonio Guterres me gjithë kritikat e shumta në këtë çështje, nuk ka pranuar të fusë Arabinë Saudite në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve.