Mahmud Abas: Plani Akordi i Shekullit i dështuar
Mahmud Abas kreu i Autoritetit Autonom të Palestinës deklaroi se fati i çfarëdo plani i cili të mos ketë qëllim krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kryeqytet Kodsin e shenjtë, është i gjykuar të dështojë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Abas, kreu i AAP, në reagim ndaj raporteve në lidhje me zbulimin e disa pikave të planit të ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” dhe krijimin e shtetit të Palestinës vetëm në disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në disa rajone të Kodsit Lindor, tha se vazhdimi i publikimit të spekulimeve në lidhje me planin amerikan të ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” dhe përpjekjeve për të fituar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar ndaj këtij plani, janë përpjekje të dështuar dhe do të arrijnë në bllokadë. Abas shtoi: “Vendosja e paqes së drejtë dhe të përhershme duhet të jetë e bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar dhe krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin, prandaj çfarëdo lloj plani që synon anashkalimin e kërkesave për liri dhe pavarësi të popullit të Palestinës, nuk do të ketë sukses dhe populli i Palestinës pavarësisht të gjitha komploteve dhe sfidave, do të dalë fitues.