Bolton kryen një vizitë anti-iraniane në EBA
John Bolton këshilltari i presidentit amerikan për çështjet e sigurisë ka shkuar në EBA për të marrë pjesë në një takim kushtuar sigurisë së rajonit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, John Bolton ka thënë: Tani kam arritur në EBA. Jam në pritje të takimeve me funksionarët e partnerëve dhe aleatëve tanë për të diskutuar tema të rëndësishme dhe jetike mbi sigurinë e rajonit. Më herët Amerika ka paralajmëruar avionët e transportit të mallrave rreth fluturimeve të tyre në hapësirën e gjirit Persik për shkak të tensioneve në rajon. Vizita e John Bolton në EBA është paralajmëruar më herët edhe nga ambasada amerikane në Abu Dhabi. Ndërsa mbret i Arabisë Saudite ka bërë thirrje për organizimin e 2 takimeve më 30 maj për shqyrtimin e situatës së sigurisë në rajon pas sulmeve ndaj 4 anijeve naftëmbajtëse në ujërat e EBA.