Hamas: Akordi i shekullit nuk do të ketë rezultat
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88347-hamas_akordi_i_shekullit_nuk_do_të_ketë_rezultat
Anëtari i lartë i zyrës politike të Hamasit theksoi se plani amerikan i ashtuquajtur “akordi i shekullit” fal rezistencës dhe luftës së popullit të Palestinës, nuk do të hyjë në fazën e zbatimit dhe nuk do të ketë rezultat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2019 11:17 Europe/Tirane
  • Hamas: Akordi i shekullit nuk do të ketë rezultat

Anëtari i lartë i zyrës politike të Hamasit theksoi se plani amerikan i ashtuquajtur “akordi i shekullit” fal rezistencës dhe luftës së popullit të Palestinës, nuk do të hyjë në fazën e zbatimit dhe nuk do të ketë rezultat.

Salah Al-Barduvil, anëtari i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), deklaroi se populli i Palestinës me të gjitha mjetet dhe mundësitë e tij do të kundërshtojë planin amerikan “akordi i shekullit” dhe nuk do të lejojë që ky plan të ketë rezultat.

Salah Al-Baduvil duke theksuar se Hamas i qëndron besnikë parimeve të pandryshueshme kombëtare, rezistencës dhe unitetit kombëtare, tha: “Palestinezët janë duke përgatitur një plan kombëtar për t’u përballur me projektin akordi i shekullit”.

Edhe më parë zyra politike e Hamas ka theksuar se populli i Palestinës është kundër planit amerikan akordi i shekullit dhe ka thënë se ky plan edhe pse është me emrin e Palestinës, mirëpo godet të gjithë rajonin dhe të gjithë duhet ta kuptojnë një rrezik të tillë.