Me dhjetëra familje refugjatesh sirianë kthehen nga Libani në Siri
Njëkohësisht me kthimin e stabilitetit dhe sigurisë në Siri, me dhjetëra familje refugjatësh sirianë që ishin strehuar në Liban, janë kthyer në vendbanimet e tyre në Siri.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se autobusët transportues të dhjetëra familjeve siriane ditën e shtunë nëpërmjet korridoreve kufitare, kanë hyrë në territorin e Sirisë.
Sipas këtij burimi, autoritetet përgjegjëse të Sirisë po përgatisin kushtet dhe rrethanat për transferimin e refugjatëve në vendbanimet përkatëse në rajone të cilat ushtria e Sirisë i ka çliruar nga pushtimi i grupeve terroriste.
Gjatë krizës 8 vjeçare të Sirisë nga gjithsej popullsia 24 milionë banorë e Sirisë, 12 milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë vendbanimet e tyre që aktualisht nga shtatë milionë refugjatë sirianë të shpërngulur në vendet fqinjë ose në qytete të tjera të Sirisë, po kthehen në vendbanimet e veta dhe po bëhen përpjekje që refugjatët të strehohen në shtëpitë e tyre.