Ushtria siriane vazhdon avancimin në pjesën jugore të Idlibit
Burimet e informuara njoftoi se ushtria e Sirisë po vazhdojnë avancimet e saj në pjesën jugore të provincës Idlib dhe ka spastruar qytezën e parë nga prania e grupeve terroriste në këtë rajon.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e avancimeve të tyre në provincën Idlib, kanë çliruar qytezën Al-Kasabija në pjesën jugore të provincës Idlib dhe e ka spastruar atë nga prania e grupeve terroriste dhe ka marrë kontrollin e plotë mbi këtë qytezë.
Në këtë kuadër, një burim ushtarak ka thënë se ky avancim i ushtrisë siriane është bërë pasi ushtria siriane ka marrë nën kontroll zonat rreth këtij qyteti dhe janë zhvilluar luftime të ashpra me terroristët e grupit takfirist Fronti Nusra.
Ky burim ushtarak ka thënë: “Çlirimi i qytezës Al-Kasabija ka rëndësi të madhe për arsye se kjo qytezë luan rol të madh në mbështetjen logjistike ndaj frontit verior në qytezën Kefer Nabude”.