Ushtria siriane vazhdon avancimin në pjesën jugore të Idlibit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88467-ushtria_siriane_vazhdon_avancimin_në_pjesën_jugore_të_idlibit
Burimet e informuara njoftoi se ushtria e Sirisë po vazhdojnë avancimet e saj në pjesën jugore të provincës Idlib dhe ka spastruar qytezën e parë nga prania e grupeve terroriste në këtë rajon.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 03, 2019 15:26 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon avancimin në pjesën jugore të Idlibit

Burimet e informuara njoftoi se ushtria e Sirisë po vazhdojnë avancimet e saj në pjesën jugore të provincës Idlib dhe ka spastruar qytezën e parë nga prania e grupeve terroriste në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdën e avancimeve të tyre në provincën Idlib, kanë çliruar qytezën Al-Kasabija në pjesën jugore të provincës Idlib dhe e ka spastruar atë nga prania e grupeve terroriste dhe ka marrë kontrollin e plotë mbi këtë qytezë.

Në këtë kuadër, një burim ushtarak ka thënë se ky avancim i ushtrisë siriane është bërë pasi ushtria siriane ka marrë nën kontroll zonat rreth këtij qyteti dhe janë zhvilluar luftime të ashpra me terroristët e grupit takfirist Fronti Nusra.  

Ky burim ushtarak ka thënë: “Çlirimi i qytezës Al-Kasabija ka rëndësi të madhe për arsye se kjo qytezë luan rol të madh në mbështetjen logjistike ndaj frontit verior në qytezën Kefer Nabude”.