Siria kërkon dënimin e sulmeve të terroristëve në vendbanimet civile
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88496-siria_kërkon_dënimin_e_sulmeve_të_terroristëve_në_vendbanimet_civile
Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke dërguar dy letra të veçante për kryetarin e Këshillit të Sigurimit dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, ka kërkuar nga autoritetet e larta ndërkombëtare që të dënojnë sulmet terroriste kundër civilëve në rajone të ndryshme të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2019 08:25 Europe/Tirane
  • Siria kërkon dënimin e sulmeve të terroristëve në vendbanimet civile

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë duke dërguar dy letra të veçante për kryetarin e Këshillit të Sigurimit dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, ka kërkuar nga autoritetet e larta ndërkombëtare që të dënojnë sulmet terroriste kundër civilëve në rajone të ndryshme të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë në këto dy letra protestuese, ka kritikuar dhe hedhur poshtë akuzat që po paraqesin disa shtete perëndimore me në krye Amerikës kundër Sirisë në lidhje me bombardimin e objektivave civile në Idlib dhe ka shtuar: “Për fat të keq disa autoritete të OKB me qëllim të devijimit të opinionit publik, po plotësojnë këto informacione joprofesionale”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë vuri në dukje faktin se grupet terroriste po vazhdojnë sulmet e tyre kundër vendbanimeve civile në Siri dhe ka theksuar: “Këto sulme nuk do ta ndalin Sirinë nga vazhdimi i luftës kundër terrorizmit dhe nga përpjekjet për kthimin e sigurisë dhe stabilitetit për popullin e Sirisë”.

Pavarësisht sukseseve të ushtrisë së Sirisë në çlirimin e shumicës së rajone të këtij vendi nga pushtimi i terroristëve, disa grupe terroriste akoma veprojnë në disa rajone të këtij vendi sidomos në pjesën veriore të provincës Hamah dhe në provincën Idlib dhe vazhdimisht po kryejnë sulme kundër popullatës civile në këtë vend.