OKB e shqetësuar nga lufta në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88678-okb_e_shqetësuar_nga_lufta_në_idlib
Bonus Mumasis, koordinator i OKB për çështjet humanitare në Siri, është shprehur i shqetësuar nga lufta në Idlib dhe ka thënë se që nga nisja e luftës nga ky rajon janë shpërngulur 2 milion njerëz.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 11, 2019 09:47 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga lufta në Idlib

Bonus Mumasis, koordinator i OKB për çështjet humanitare në Siri, është shprehur i shqetësuar nga lufta në Idlib dhe ka thënë se që nga nisja e luftës nga ky rajon janë shpërngulur 2 milion njerëz.

Ndërkohë qeveria e Sirisë është deklaruar se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të shpëtuar shtetasit sirianë nga prania e terroristëve në Idlib. Përleshjet mes ushtrisë dhe terroristëve në provincat Idlib, Hamah dhe Latakia kanë nisur prej muajit prill. Ushtria siriane duke intensifikuar sulmet e saj në zonat e kontrolluara nga grupet terroriste në veri dhe veriperëndim të provincës Hamah dhe në jugperëndim të provincës Idlib, ka arritur të çlirojë shumë zona nga prania e terroristëve. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.