Kleriku bahrejnas ndalohet të drejtojë namazin në rajonin Deraz
Sheik Maxhid Mashal, kreu i këshillit të klerikëve fetarë në Bahrejn është ndaluar të falë dhe drejtojë namazin në rajonin Deraz.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Merat e Bahrejnit e cila njofton se forcat e policisë dhe të sigurisë kanë thirrur sheik Mashal dhe atë e kanë detyruar të heqë dorë nga drejtimi i namazit në rajonin Deraz pranë Manamasë. Sipas policisë, vendimi për ndalimin e tij është marrë nga ministria e vakëfeve e varur direkt nga mbreti i Bahrejnit. Në vitin 2016 Bahrejni i ka hequr shtetësinë klerikut të njohur Sheik Isa Kasem i cili jetonte në rajonin Deraz dhe atë e ka ndaluar nga falja e namazit të xhumasë. Bahrejni përballet me protesta për liri, demokraci, zgjedhjen e shtetit me votën e lirë dhe eliminimin e diskriminimit që nga 14 shkurti i vitit 2011.