Masrur Barzani zgjidhet kryeministër i Kurdistanit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i88711-masrur_barzani_zgjidhet_kryeministër_i_kurdistanit_të_irakut
Parlamenti rajonal i Kurdistanit të Irakut ka emëruar Masrur Barzanin në postin e kryeministrit të ri të këtij rajoni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2019 08:38 Europe/Tirane
  • Masrur Barzani zgjidhet kryeministër i Kurdistanit të Irakut

Parlamenti rajonal i Kurdistanit të Irakut ka emëruar Masrur Barzanin në postin e kryeministrit të ri të këtij rajoni.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Parlamenti i rajonit të Kurdistanit, ditën e martë me shumicë votash, zgjodhi Masrur Barzani, këshilltarin e Këshillit për Siguri të këtij rajonit, në postin e kryeministrit të ri të Kurdistanit të Irakut.

Masrur Barzani, është lider i Partisë Demokratike dhe djali i xhaxhait të Nechirvan Barzani, kryetarit të ri të rajonit të Kurdistanit të Irakut i cili ditën e kaluar bëri betimin në një ceremoni me pjesëmarrjen e 1200 funksionarëve të lartë vendor dhe të huaj.