Shkatërrohen automjetet e mercenarëve sauditë dhe vriten pasagjerët e tyre
Burimet jemenase kanë njoftoi për shkatërrimin e disa automjeteve luftarake që transportonin mercenarët sauditë në Naxhran dhe Al-Dale'e dhe vrasjen e të gjithë mercenarëve.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se ditën e mërkurë forcat jemenase kanë shkatërruar një automjet luftarak në rajonin Al-Exhashir në afërsi të Naxhranit në jug të Arabisë Saudite. Ky automjet është shkatërruar me shpërthimin e një bombe dhe janë vrarë të gjithë mercenarët sauditë që ndodheshin në këtë automjet.
Burimet jemenase gjithashtu kanë njoftuar për shkatërrimin e tre automjeteve luftarake me mercenarë saudit në rajonin Katabah në provincën Al-Dale'e në jug të Jemenit. Këto automjete janë qëlluar me raketa dirigjuese nga ana e forcave jemenase.
Jahja Sari'e zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ka deklaruar: "Raketat dirigjuese që kanë goditur aeroportin Abha të Arabisë Saudite të mërkurën në mëngjes, kanë shkatërruar kullën e kontrollit të fluturimeve dhe si rezultat është ndërprerë funksionimi i këtij aeroporti".