Arikat: Konferenca e Manamas është e gjykuar të dështojë
Sekretari i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës ka deklaruar se e ashtuquajtura konferenca ekonomike e Bahrejnit është e gjykuar të dështojë dhe kjo konferencë është një përpjekjeve për të zbatuar parimin "para në shkëmbim të paqes".
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Saib Arikat, sekretari i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, në reagim ndaj konferencës ekonomike të Bahrejnit si një pjesë e planit të Amerikës për paqe mes Palestinës dhe regjimit sionist, ka thënë: "Konferenca ekonomike e Bahrejnit të cilën synon ta organizojë Amerika në Manama, është një plan për ta shndërruar parimin "tokë përball paqes" në parimin "para përball paqes".
Arikat duke dënuar politikat e Amerikës ndaj çështjes të Palestinës, deklaroi se konferenca ekonomike e Bahrejnit është e gjykuar të dështojë.
Arikat në vazhdim tha: "Amerika pjesën politike të planit "akordi i shekullit" e ka zbatuar me njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet i regjimit sionist, me transferimin e ambasadës së vet në këtë qyte, me dhënien legjitimitet kolonive sionist, me përpjekjet për shkatërrimin e agjencisë UNRWA dhe me njohjen zyrtare të pushtimit të Izraelit mbi lartësitë e Golanit të pushtuar ndërsa tani ka mbetur pjesa ekonomike e atij plani dhe ata synojnë ta shndërrojnë parimin tokë përball paqes në parimin para përball paqes".