Izrael: Luftë? Zoti na ndihmoftë
Ish inspektori i ushtrisë izraelite, gjenerali Yitzhak Brick, tha se "lufta e ardhshme do të jetë më e keqja në historinë e Izraelit".
Ai paralajmëroi komandantët e ushtrisë izraelite për faktin se në luftën e ardhshme, "çdo ditë, mes 1000 dhe 2000 raketa do të bien mbi ne, secila peshon deri në 100 kg dhe me një aftësi të lartë të precizionit." "Ne do të kemi nevojë për njësi këmbësorie në shumë fronte dhe për momentin nuk kemi aftësi të tilla", përfundoi Brick. Gjeneral Brick kritikoi gjithashtu politikanët e regjimit izraelit, duke thënë se "në arenën politike, situata është edhe më e keqe". Brick shtoi: "Unë flas me anëtarët e qeverisë, një nga një, duke kaluar një orë me secilin prej tyre dhe del që ata nuk i njohin aftësitë e ushtrisë. Janë ata që marrin vendime vendimtare dhe nuk dinë pothuajse asgjë. " Brick në mënyrë të vendosur pohon se ndryshimi rrënjësor është i nevojshëm në kulturën organizative të ushtrisë izraelite. "Nëse ushtria nuk mëson të pranojë kritikët dhe të përballet me problemet, Zoti na ndihmoftë për luftën e ardhshme", tha Brick.