Palestinezët protestojnë kundër ndërtimit të kolonive sioniste
Qershor 22, 2019 11:01 Europe/Tirane
Palestinezët kanë organizuar protesta në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë protestuar kundër vazhdimit të ndërtimit të kolonive sioniste dhe uzurpimit e konfiskimit të tokave palestineze.
Banorët e rajoneve Xhebelk Risan në perëndim të Ramallah, Na'lejn dhe Masire në rrethinën e Bejt Lahm kanë organizuar protesta dhe kanë protestuar kundër politikave pushtuese të regjimit sionist.
Qytetarët palestinezë gjatë këtyre protestave gjithashtu kanë dënuar edhe komplotin e regjimit Al Khalifa në organizimin e konferencës së Bahrejnit dhe kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e arabëve në këtë konferencë ndërsa kanë theksuar mbrojtjen e të drejtave kombëtare të palestinezëve.
Tags