Forcat e Ansarullah marrin një bazë ushtarake saudite në Xhizan
Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll një bazë të forcave agresore saudite në Xhizan në jug të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se kjo bazë ushtarake ndodhet në lartësitë e rajoni Ghejs në Xhizan dhe ishte një qendër ku ndodheshin edhe forcat e qeverisë së presidentit të dorëhequr jemenas Mansur Hadi.
Ndërkohë forcat mercenare saudite që nga provinca Xhizan tentuan të hyjnë në territorin e Jemenit, janë përballur me zjarrin e artilerisë së forcave jemenase dhe janë detyruar të tërhiqen. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë me dhjetëra forca të koalicionit saudit.
Në frontin e provincës Al-Dale'e në jug të Jemenit gjithashtu forcat jemenase kanë neutralizuar përpjekjet e forcave të varura nga koalicioni saudit për të hyrë në qytetet Al-Ghabita dhe Al-Azragh dhe kanë shkatërruar disa automjete luftarake të tyre.