Jemeni sulmon me raketa Zelzal 1 mercenarët sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89002-jemeni_sulmon_me_raketa_zelzal_1_mercenarët_sauditë
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë lëshuar dy raketa të tipit Zelzal 1 dhe Grad kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në shkretëtirën Midi pjesë e provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 23, 2019 05:22 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon me raketa Zelzal 1 mercenarët sauditë

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë lëshuar dy raketa të tipit Zelzal 1 dhe Grad kundër pozicioneve të mercenarëve sauditë në shkretëtirën Midi pjesë e provincës Hexha në veriperëndim të Jemenit.

Njësitet raketore të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit, gjithashtu kanë sulmuar bazat e regjimit saudit me raketa Zelzal-1. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës raketat në fjalë kanë goditur baza të sauditëve në provincën Nexhran dhe kanë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu 5 mercenarë sauditë janë vrarë në qytetin Servah pjesë e provincës Maareb në qendër të Jemenit. Këto sulme ushtria jemenase i ka kryer në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në agresionin e saj kundër Jemenit. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marrë jetën e mbi 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.