Dronët jemenas sulmojnë sërish aeroportet saudite
Forcat e lëvizjes Ansarallah të Jemenit, thanë se kishin sulmuar përsëri me dronë aeroportet në qytetet e Arabisë Saudite të Abhas dhe Xhizanit, të cilat ndodhen jo larg kufirit të Jemenit, njoftoi të mërkurën media jemenase Al-Masira.
Televizioni Al Masirah duke cituar një zëdhënës zyrtar të lëvizjes Ansarallah raportoi se dronët kishin sulmuar në veçanti hangarët me avionët e Forcave Ajrore Saudite. "Ne përsërisim thirrjen tonë për civilët dhe kompanitë për të shmangur afrimin në aeroporte dhe objekte ushtarake, sepse ne do të vazhdojmë t'i sulmojmë ato në përgjigje të krimeve të agresorëve", tha zëdhënësi i lëvizjes Ansarallah. Arabia Saudite nuk ka komentuar ende mbi këtë informacion. Më 23 qershor, luftëtarët jemenas sulmuan aeroportin Abha me dronë, duke vrarë të paktën një person dhe duke lënë tetë të plagosur. Forcat jemenase e kanë goditur këtë aeroport shumë herë këtë muaj.