Jemeni do të prezantojë raketa dhe dronë të rinj
Një zyrtar i lartë i ushtrisë jemenase deklaroi se forcat e armatosura të Jemenit do të zbulojnë pajisje ushtarake të reja të projektuara dhe të zhvilluara në vend, duke përfshirë raketa balistike, raketa cruise dhe dronë pa pilot.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Saree, tha në një deklaratë të mërkurën se arritjet e reja të Jemenit do të prezantohen së shpejti. "Zbulimi, ndjekja dhe aftësitë sulmuese të armatimit të ri do të kthejnë një faqe të re në historinë e ushtrisë jemenase, veçanërisht pasi armët e avancuara kanë kaluar faza të suksesshme eksperimentale dhe kanë vërtetuar efektivitetin e tyre", tha Saree. "Forcat e armatosura jemenase po punojnë fuqishëm për të zhvilluar aftësitë e tyre të mbrojtjes për të ndaluar agresionin e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe për të hequr bllokadën kundër Jemenit. Kjo bëhet në kuadrin e të drejtave tona legjitime për të mbrojtur veten, vendin tonë, popullin tonë, fenë tonë dhe dinjitetin tonë ", tha zyrtari i lartë ushtarak jemenas.