Bahrejni në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89087-bahrejni_në_përpjekje_për_normalizimin_e_marrëdhënieve_me_izraelin
Ministri i jashtëm i Bahrejnit në vazhdën e tradhtive ndaj aspiratave të kombit palestinez, ka thënë se takimi i Manamasë është hapi i parë për zbatimin e planit Akordi i Shekullit dhe ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2019 06:31 Europe/Tirane
  • Bahrejni në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Ministri i jashtëm i Bahrejnit në vazhdën e tradhtive ndaj aspiratave të kombit palestinez, ka thënë se takimi i Manamasë është hapi i parë për zbatimin e planit Akordi i Shekullit dhe ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

 Khaled bin Ahmed Khalifa, ministër i jashtëm i Bahrejnit në një intervistë për kanalin Times të izraelit takimin e Manamasë e cilësoi si një Camp David të dytë që mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Al Khalifa tha se Izraeli ndodhet këto dhe ai ka të drejtë të ketë kufijtë e tij të sigurt. Ai vuri në dukje se Bahrejni kërkon marrëdhënie më të mira me Izraelin dhe shtoi se shumë vende mike të Bahrejnit në rajon gjithashtu e theksojnë këtë gjë. Takimi ekonomik i Bahrejnit cilësohet se hapi i parë për zbatimin e planit Akordi i Shekullit dhe ai do të nisë punimet ditën e martë në Manama. Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari i presidentit Donald Trump ka përmendur planin për investimin e 50 miliard dollarëve në kuadër të planit Akordi i Shekullit duke pretenduar se investimet ekonomike janë një parakusht për t’i dhënë fund konflikteve. Takimi i Manamasë është kundërshtuar fuqishëm nga populli palestinez dhe nga shumë personalitete të njohura në botë.