Vriten dy ushtarë sauditë në kufijtë e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89093-vriten_dy_ushtarë_sauditë_në_kufijtë_e_jemenit
Mediat e Arabisë Saudite kanë pohuar vrasjen e dy ushtarakëve të këtij vendi në kufijtë jugor me Jemenin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2019 13:09 Europe/Tirane
  • Vriten dy ushtarë sauditë në kufijtë e Jemenit

Mediat e Arabisë Saudite kanë pohuar vrasjen e dy ushtarakëve të këtij vendi në kufijtë jugor me Jemenin.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi, si pasojë e luftimeve të ashpra të zhvilluara mes forcave jemenase dhe forcave agresore saudite në zonat kufitare të Arabisë Saudite me Jemenin, janë vrarë dy ushtarë të forcave agresore dhe janë plagosur disa të tjerë.

Kanali televiziv Al Masira ka thënë: “Qendrat e kontrollit të fluturimeve të Arabisë Saudite kanë bërë të ditur ndërprerjen e fluturimeve nga aeroportet e Riadit, Xhides, Damam dhe Taifit në drejtim të aeroporteve Abaha dhe Xhizan”.

Jahja Al-Sari’e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, të mërkurën në mëngjes vuri në dukje sulmet e gjera të kryera me dronë nga ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit ndaj aeroporteve Xhizan dhe Abaha në jug të Arabisë Saudite dhe deklaroi: “Këto operacione të pashoq, janë kryer në kundërpërgjigje të krimeve të armiqve, bllokadës dhe vazhdimit të sulmeve të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit”.