Tradhtarët më të mëdhenj në botën arabe?
Pjesëmarrja në Konferencën e Manamas ka demaskuar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin, komplotet e të cilëve kundër Palestinës u zbuluan hapur.
Sheik Nabil Kauk, një anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut libanez, tha të dielën (30 qershor) se mbështetja e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit për planin amerikan "Marrëveshja e shekullit" përbënin një kërcënim real për çdo libanez. Sipas sajtit të lajmeve Al-Ahed, Sheik Nabil Kauk theksoi se duke normalizuar marrëdhëniet e tyre me Izraelin, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kishin goditur me thikë pas shpine libanezët. Nga ana e saj, lëvizja Ansarallah e Jemenit publikoi një deklaratë, njëkohësisht me fillimin e Konferencës së Manamas, për të denoncuar këtë samit dhe njëkohësisht të mbështeste çështjen palestineze. Ansarallah gjithashtu ka njoftuar se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë tradhtarët më të mëdhenj në botën arabe.