UINCEF: Dërgimi i ndihmave për jemenasit, pothuajse e pamundur
(last modified Mon, 01 Jul 2019 07:39:13 GMT )
Korrik 01, 2019 09:39 Europe/Tirane
  • UINCEF: Dërgimi i ndihmave për jemenasit, pothuajse e pamundur

Fondi i OKB për fëmijët UNICEF, duke përmendur kushtet e luftës së imponuar nga sauditët kundër Jemenit, ka thënë se situata në këtë vend ka shkuar në atë fazë saqë ndihmat nuk mund të dërgohen.

Organizata UNICEF ka nxjerrë një raport për gjendjen e fëmijëve në Jemen ku ka thënë se deri në vitin 2018 për shkak të agresioneve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe pasojave të tyre, në këtë vend kanë vdekur 23 mijë fëmijë. Në këtë raport theksohet se në vitin 2018, për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite dhe luftës në Jemen kanë humbur jetën 4 mijë e 272 nëna dhe më shumë se 2.3 mije fëmijë. Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas. Ai, me anë të një deklarate, ka theksuar se mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes të madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes. Veprimet e regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij në mbylljen e të gjitha porteve dhe aeroporteve të Jemenit ka përkeqësuar situatën njerëzore në Jemen më shumë se në të kaluarën. Bota vazhdimisht, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e krijuar në Jemen për shkak të mbylljes së korridoreve të Jemenit nga forcat e koalicionit saudit dhe se Jemeni po përballet me krizën më të madhe gjatë dekadave të fundit në botë.

Tags