Vazhdojnë luftimet në Al-Hudejdah të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89190-vazhdojnë_luftimet_në_al_hudejdah_të_jemenit
Koalicioni agresor i Arabisë Saudite gjatë ditëve të kaluara ka shtuar operacionet e veta në provincën Al-Hudejdah të Jemenit, por ka dështuar në sulmin e fundit në jug të kësaj province.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2019 12:16 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë luftimet në Al-Hudejdah të Jemenit

Koalicioni agresor i Arabisë Saudite gjatë ditëve të kaluara ka shtuar operacionet e veta në provincën Al-Hudejdah të Jemenit, por ka dështuar në sulmin e fundit në jug të kësaj province.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se provinca Al-Hudejdah e Jemenit e cila që nga dimri i kaluar është shndërruar në zbatimin përgjysmë të marrëveshjes për paqe të nënshkruar në Suedi, në ditët e kaluara përsëri ka qenë arenë e luftimeve ushtarake.

Marrëveshja e Stokholmit të Suedisë është një marrëveshje që u nënshkruar mes Sanas dhe qeverisë së dorëhequr të ish-presidentit Mansur Hadi të Jemenit. OKB pas kësaj marrëveshje ka deklaruar se të dy palët në konflikt në Jemen kanë rënë dakord që të tërheqin forcat e tyre nga Al Hudejdah.

Pavarësisht faktit se koalicioni agresor i Arabisë Saudite deri më tani ka shkelur shumë herë këtë marrëveshje, por lëvizja Ansarullah dhe forcat e ushtrisë së Jemenit gjatë muajit maj për të treguar qëllimin e mirë të tyre para OKB dhe në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve të banorëve, në mënyrë të njëanshme kanë tërhequr forcat e tyre nga portet Al-Hudejdah, Al-Salif dhe Ra'su Isa në provincën Al-Hudejdah kurse pala tjetër e kësaj marrëveshja akoma nuk ka zbatuar zotimet e saj.

Nga ana tjetër, koalicioni agresor i Arabisë Saudite jo vetëm që nuk po zbaton zotimet e veta në provincën  Al-Hudejdah, por ka shtuar vazhdimisht edhe operacionet e veta ushtarake në këtë rajon. Burimet zyrtare jemenase kanë raportuar se mercenarët e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe EBA me mbështetjen e Amerikës në mënyrë të përsëritshme po shkelin marrëveshjen për armëpushim në Al-Hudejda dhe si pasojë e këtyre sulmeve është vrarë një vajzë e mitur duke u qëlluar nga snajperistët e koalicionit agresor saudit në rajonin Al-Musleb në qytetin Al-Tahita.

Qyteti Al-Tahita në jug të provincës Al-Hudejdah gjithashtu vazhdon të jetë i trazuar. Burimet jemenase të dielën (dje) kanë raportuar se forcat e koalicionit agresor saudit dhe EBA mbrëmë në mënyrë flagrante kanë shkelur marrëveshjen e Suedisë për armëpushim në Al-Hudejdah duke kryer një sulm të dështuar në qytetin Al-Tahita.

Një burim ushtarak i Jemenit ka thënë: "Forcat pushtuese dhe mercenare kanë tentuar të avancojnë në jug të rajonit Al-Xhabalije në qytetin Al-Tahtija, por njësitë e ushtrisë dhe forcat e rezistencës popullore i janë kundërpërgjigjur sulmeve të tyre dhe u kanë shkaktuar humbje serioze. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë saudit dhe janë konfiskuar shumë pajisje luftarake të tyre.

Ndërkohë kanali televiziv Al Masira ka raportuar se forcat e koalicionit agresor saudit të dielën në mbrëmje kanë granatuar me artileri lagjen "7 Korriku" në verilindje të qytetit Al-Hudejdah dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur 7 civilë jemenas ku në mesin e tyre vërehen edhe fëmijë dhe gra.