Plani amerikan “akordi i shekullit”, palestinezët kundërshtojnë ndërmjetësimin e Amerikës
Kryetari i Autoritetet Autonom të Palestinës gati dy javë pas organizimit të konferencës përgatitore për zbatimin e planit “akordi i shekullit” në Manama të Bahrejnit, deklaroi se Palestina nuk e pranon ndërmjetësimin e Amerikës në çështjen e Palestinës.
Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, tha se Amerika si fushë përgatitore të dialogut, së pari duhet ta njohë zyrtarisht rrugëzgjidhjen e formimit të shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Bejtul-Mokades. Sipas informacioneve të publikuara në lidhje me planin amerikan “akordi i shekullit”, është anashkaluar tërësisht çështja e formimin e të shtetit të pavarur të Palestinës. Kodsi i shenjtë si Kibla e parë e myslimanëve është çështja kryesore e botës islame dhe Amerika bënë përpjekje që duke njohur zyrtarisht pushtimin e Kodsit nga sionistët, të zhdukë identitetin islamik-palestinez të këtij qyteti.
Në lidhje me këtë çështje, Husejn Axhorlu, ekspert i çështjeve të rajonit të Azisë Perëndimore, thotë: “Në kuadër të planit amerikan, Kodsi i shenjtë pritet të shndërrohet në kryeqytetin e regjimit sionist dhe një qytezë e vogël në rrethinën e Bejtul-Mokades është paraparë si kryeqytet i Palestinës. Plani i Donald Trump, presidentit të Amerikës, i cili është një “gatim” i Jared Kushner, dhëndrit çifut të tij, esencialisht nuk parasheh kurrfarë të drejte për idealin dhe të drejtat legjitime të popullit të Palestinës. Kundërshtimi i kthimit të refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre dhe strehimi i tyre në vendet e tjera si në Egjipt dhe Jordani, çarmatosja e grupeve të rezistencës së Palestinës; janë prej qëllimeve të tjera të planit amerikano-sionist akordi i shekullit”.
Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, ka deklaruar: “Amerika po bënë përpjekje që një çështje e quajtur “të shpërngulurit me dhunë të Palestinës” të hiqet nga plani i punës dhe duke u dhënë ryshfet disa shteteve, mundohet që refugjatët palestinezë të vendosen në mënyrë të përhershme në ato vende”.
Duke marrë parasysh natyrën e planit amerikan “akordi i shekullit”, grupet e ndryshme të Palestinës kanë bojkotuar në përgjithësi konferencën ekonomike të Manamasë që u zhvilluar më 25 dhe 26 qershor të vitit 2019, ndërsa kanë theksuar se çfarëdo plani që nuk njeh zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të përhershëm të Palestinës dhe nuk garanton të drejtat e tjera legjitime të palestinezëve duke përfshirë erdhe kthimin e refugjatëve, është i gjykuar të dështojë.
Planet e kaluar të Amerikës që janë paraqitur në lidhje me çështjen e Palestinës, gjithashtu kanë dështuar për këtë arsye sepse nuk kishin kurrfarë bindje në formimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Aktualisht edhe qeveria e Trump me planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”, në mënyrë të hapur nuk u jep kurrfarë të drejta palestinezëve në lidhje me Kodsin e shenjtë dhe transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods mund të shpjegohet në këtë kuadër.