Dronët jemenas sulmojnë aeroportet Abha dhe Xhizan në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89273-dronët_jemenas_sulmojnë_aeroportet_abha_dhe_xhizan_në_arabinë_saudite
Forcat e Jemenit me anë të dronëve kanë sulmuar aeroportet Abha dhe Xhizan në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 05, 2019 03:55 Europe/Tirane
  • Dronët jemenas sulmojnë aeroportet Abha dhe Xhizan në Arabinë Saudite

Forcat e Jemenit me anë të dronëve kanë sulmuar aeroportet Abha dhe Xhizan në Arabinë Saudite.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës dronët kanë goditur me saktësi objektivin e tyre në aeroportet saudite, por deri tani nuk janë dhënë detaje mbi dëmet e shkaktuara në njerëz dhe ato materiale. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit thotë se aeroportet e vendeve të përfshira në agresionin ushtarak shkatërrues dhe bllokadën kundër atdheut të tij të varfër do të vihen në shënjestër për sa kohë që embargoja e vendosur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Aeroportin Ndërkombëtar Sana'a mbetet në vend. "Ne kishim njoftuar në mënyrë të përsëritur Kombet e Bashkuara për gjendjen shëndetësore të popullit. Për fat të keq, organi botëror iu nënshtrua kërkesave të Arabisë Saudite dhe nuk mundi të bëjë asgjë për të hequr rrethimin në aeroportin Sana'a. Zëdhënësi i Houthi shtoi: "Kjo është diçka që nuk mund të tolerohet aspak". "Duke pasur parasysh rrethimin kriminal në Aeroportin Ndërkombëtar Sana'a dhe dështimin e OKB-së për të marrë masat e duhura që synojnë zgjidhjen e çështjes, vendet e agresore (të udhëhequr nga Sauditët) duhet ta dinë që aeroportet e tyre janë brenda objektivit tonë pasi sulmet janë mënyra më efikase për t'i dhënë fund bllokadës ", vuri në dukje Abdul-Salami.